Haskuka: Me këtë përqindje fitorja në balotazh është e pashmangshme

Kryetari aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pranuar se në raundin e parë nuk ka arritur të marrë besimin për të qeverisur edhe një mandat.

Ai para mediave tha se kanë fituar rreth 42 për qind të votave dhe se në balotazh nuk do ta kenë problem fitoren.


“Kjo përqindje do të rritet edhe më shumë me ardhjen e kutive të reja. Ne kemi fituar sepse diferenca është shumë e madhe krahasuar me vendin e dytë. Në Prizren në raundi ne parë asnjë parti nuk ka pasur më shumë se 40 për qind, ndërsa ne jemi diku te 42 përqindëshi, dhe besoj që do të rritet edhe më shumë përqindja jonë. Nuk është problem edhe nëse shkojmë në balotazh”, tha ai para gazetarëve.

 Mytaher Haskuka deri më tani kur janë numëruar  mbi 60 për qind e votave ka fituar mbi 40 për qind, ndërsa Shaqir Totaj i PDK-së mbi 31 për qind.

Lexo edhe

Video

error: