Haskuka: Më 17 tetor thoni jo atyre që ndaluan zhvillimin ekonomik të komunës sonë

Haskuka: Më 17 tetor thoni jo atyre që ndaluan zhvillimin ekonomik të komunës sonë

Më 17 tetor, do t’u thoni “Jo” atyre që e ndaluan zhvillimin ekonomik të komunës sonë dhe do ta votoni bashkëqeverisjen, me një shumicë bindëse në asamble komunale, e cila do ta votojë për parcializimin e Zonës Ekonomike, shtesat për fëmijë, subvencionet për fëmijët e porsalindur.

Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka gjatë një takimi me banorët e fshatit Lubizhdë e Qytetit.


Ky është statusi i tij i plotë:

Bashkë me zëvendësministrin Almir Veliji, deputetët, Arbër Rexhaj e Bahrim Shabani, kryetarin e VAKAT-it, Rasim Demiri si dhe kandidatin për Kuvendin Komunal nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Selim Bajra, i takuam banorët e fshatit Lubizhdë e Qytetit.

Përderisa të tjerët për vite të tëra thoshin se do ta ndërtonin memorialin për Ekrem Rexhën- Komandant Drini, ne, pasi e kishim paraparë në buxhet, në një nga vendet më të frekuentuara të Prizrenit, ia ngritëm memorialin më të bukur.

Ndërtesa e vjetër e gjendjes civile (në oborrin e shkollës së Lubizhdës) ishte në rrënim e sipër dhe rrezikonte jetën e nxënësve. Me fillimin e mandatit, objekti u rrënua dhe i riu u ndërtua shumë shpejt. Por, me rastin e marrjes së dokumentacionit për rrënimin e kësaj pjese, ato ia dërgova Drejtorisë së Inspektoratit. Ata kishin vërejtur aty faturën e paguar për punët e kryera në rrënimin të asaj ndërtese e që në fakt nuk ishte bërë. Këtë lëndë e patëm dërguar tek organet kompetente për hetim të mëtejmë.

Gjatë mandatit tonë, nga banorët e fshatit Lubizhdë erdhi kërkesa për QMF-së, brenda dy vitesh e rrënuam qendrën e vjetër të mjekësisë familjare dhe e ndërtuam të renë, shumë moderne.

Rrugën për në Novosellë, me vite të lënë pas dore, e kemi zgjeruar dhe asfaltuar, njëjtë siç bëmë edhe me rrugën për në fshatin Skorobisht. Megjithatë, një plan i detajuar mirë nga “Hidroregjioni Jugor”, do të na mundësonte që çështja e ujit të pijes këtu të zgjidhet një herë e përgjithmonë.

Një nga bllokimet që patëm është edhe ajo për Zonën Ekonomike. Kjo zonë është afër Lubizhdës dhe është më e madhja në Kosovë. Nga të gjitha komunat me zona ekonomike, vetëm Komuna e Prizrenit punimet i ka bërë me fondet vetanake, ndërsa mjetet për zonat ekonomike të komunave tjera mjetet janë ndarë nga Qeveria. Deri më tani në Zonën Ekonomike janë investuar 2.6 milionë euro. Ndërkohë, as pas tri dëgjimeve publike dhe disa takimeve me të gjitha subjektet politike në Prizren, asamblistët e këtyre subjekteve nuk e votuan parcializimin e kësaj zone. Ata që e kanë gojën plot zhvillim ekonomik, janë vetë bllokuesit e këtij zhvillimi.

Duke qenë në dijeni të këtyre marifeteve politike, më 17 tetor, do t’u thoni “Jo!” atyre që e ndaluan zhvillimin ekonomik të komunës sonë dhe do ta votoni bashkëqeverisjen, me një shumicë bindëse në asamble komunale, e cila do ta votojë për parcializimin e Zonës Ekonomike, shtesat për fëmijë, subvencionet për fëmijët e porsalindur…

Jemi së bashku, jemi shumicë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja VETËVENDOSJE!, Lista Guxo, Alternativa, së bashku me VAKAT-in, SDU-në, së bashku edhe me partitë tjera nga Prizreni, me qeverinë Albin Kurti dhe me Vjosën presidente. Me shumicën edhe të asamblesë komunale të Prizrenit, që do të formohet pas 17 tetorit, do të punojmë edhe më shumë që të mos na bllokohen projektet dhe të bashkë qeverisim me qytetarët.

#BASHKËQEVERISIM✅ 144
𝑀𝑒̈ 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑃𝑟𝑖𝑧𝑟𝑒𝑛𝑖𝑛!

Mytaher Haskuka 

Lexo edhe

Video

error: