Haskuka: Më 17 tetor të japim vendimin përfundimtar

Haskuka: Më 17 tetor të japim vendimin përfundimtar

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka bashkë me kandidatët për asamblistë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë takuar banorët e lagjeve Kurillë, Ortakoll dhe Dardania.


Haskuka thotë se më 17 tetor do të japin vendimin përfundimtar që në katër vitet e ardhshme do të qeverisin me shumicën e Kuvendit Komunal.

“Takim me kandidatët për asamblistë nga lista fituese e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dafina  Alishani, Ilir Gashi, Mimoza Bushrani, Osman Hajdari, Fexhrije Kastrati, Ramë Bobaj, Nita Shala, Fatlinda Kukaj, Selim Bajra dhe Emell Dilji. Banorët e lagjeve Kurillë, Ortakoll, Dardani, të rajonit të Zhupës dhe gjithë qytetarët e Prizrenit kanë para vetes listën e kandidatëve më të mirë, të përbërë nga profesionistë e njerëz të përkushtuar për të mirën publike, njerëz të ndershëm e të guximshëm, të cilët do të çojnë përpara projekte dinamike dhe progresive për Prizrenin, e do të jenë mbështetës dhe jo bllokues i zhvillimit të vendit! Më 17 tetor të japim vendimin përfundimtar, që në katër vitet e ardhshme të #bashkëqeverisim  me shumicën në Kuvendin Komunal dhe me mbështetjen e Qeverisë Kurti, në mënyrë që ta vazhdojmë ndryshimin dhe të bëjmë “Më shumë për Prizrenin”! BASHKËQEVERISIM144✔Më shumë për Prizrenin!🤍”, ka shkruar Haskuka.

Lexo edhe

Video

error: