Haskuka falënderon mbështetësit: Jam mirënjohës që kishit mirëkuptim e besim tek unë

Haskuka falënderon mbështetësit: Jam mirënjohës që kishit mirëkuptim e besim tek unë

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një video-mesazhi ka falënderuar qytetarët për mbështetje, teka i ka ftuar të votojnë të dielën për programin e tij në mënyrë që të vazhdojë qeverisjen edhe për katër vjet.

Ky është statusi i tij i plotë:

Prizren, Voto për Prizrenin që e duam ❤️

Të dashur qytetarë të Prizrenit,

Së pari dua të ju falënderoj për mbështetjen që e keni dhënë gjatë fushatës, por edhe gjatë katër viteve që i lamë pas.

Jam mirënjohës që kishit mirëkuptim e besim tek unë.

Unë isha më i fortë e më i fuqishëm, përpara çdo përballjeje kundër keqbërësve dhe gupeve kriminale, sepse kam ditur që e kam mbështetjen tuaj.


Këtë rrugëtim e kam nisur vetëm dhe vetëm që ta shoh Prizrenin tonë, aty ku e meriton, në duart e qytetarëve, e larg klaneve të Prontos.

Kemi filluar rrugëtimin bashkë me ju, do të vazhdojmë bashkë me ju!

Nesër fillon heshtja, pasnesër është data 14 nëntor, për 4 vite, ndani 10 minuta, votoni numrin 144, dhe vendosni për Prizrenin.

Prizreni ka nevojë për juve, për neve që e duam me zemër!

#Mezemër Fituam!

#Krejtdhedrejt VVazhduam!

#Bashkë do të Qeverisim!

Lexo edhe

Video

error: