Haskuka: E kemi kthyer besimin e qytetarëve në institucionet publike

Haskuka: E kemi kthyer besimin e qytetarëve në institucionet publike

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka me Qeverinë në Prishtinë dhe me qeverisjen lokale në Prizren e kanë kthyer besimin e qytetarëve në institucionet publike dhe kanë filluar t’ia kthejnë perspektivën rinisë që të mos ikin jashtë vendit, por të qëndrojnë e kontribuojnë në vendin e vet.


Haskukaj mbrëmë së bashku me deputetët Arber A. Rexhaj dhe Haxhi Avdyli, kanë takuar qytetarët e lagjes Petrova.

“I falënderuam qytetarët për mbështetjen që na kanë dhënë e po na japin dhe nga aty theksuam investimet dhe projektet të cilat i kemi realizuar për këtë lagje dhe ato të cilat do t’i realizojmë pas 14 nëntorit. Në çdo takim, po vërehet entuziazmi i madh i qytetarëve për programin tonë. Ne jemi subjekti i vetëm politik, i cili e ka vendosur përherë interesin publik para çdo interesi privat dhe vetëm ne i përfaqësojmë interesat e qytetarëve. E kemi dëshmuar këtë në të kaluarën dhe po e dëshmojmë edhe tani, e do ta dëshmojmë edhe në të ardhmen. Me Qeverinë në Prishtinë dhe me qeverisjen lokale në Prizren e kemi kthyer besimin e qytetarëve në institucionet publike, kemi filluar t’ia kthejmë perspektivën rinisë që të mos ikin jashtë vendit, por të qëndrojnë e kontribuojnë në vendin e vet”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo edhe

Video

error: