Hashim Thaçit i vazhdohet masa e paraburgimit

Hashim Thaçit i vazhdohet masa e paraburgimit

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë vazhduar masën e paraburgimit për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një njoftim të Dhomave të Specializuara është konstatuar se rreziku për pengim të procesit gjyqësor “mund të zvogëlohet mjaftueshëm vetëm nëpërmjet rregullave për monitorimin e komunikimeve, që zbatohen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”.


“Në çështjen Thaçi dhe të tjerët, Gjykatësi i Procedurës Paraprake të martën, më 25 janar, e dorëzoi versionin e redaktuar publik të vendimit me të cilin urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Thaҫi. Gjykatësi i Procedurës Paraprake konstatoi se rreziku që i akuzuari të pengojë procesin gjyqësor apo të kryejë krime të tjera mund të zvogëlohet mjaftueshëm vetëm nëpërmjet rregullave për monitorimin e komunikimeve që zbatohen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftim.

Seanca e ardhshme e procedurës paraprake për këtë çështje gjyqësore është planifikuar për datën 4 shkurt, në orën 14:30.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.