Hasani: Specialja nuk u zhbë prej presionit të ndërkombëtarëve

Hasani: Specialja nuk u zhbë prej presionit të ndërkombëtarëve

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, deklaroi se ka pasur një mundësi për të zhbërë Gjykatën Speciale por kjo nuk ishte bërë për shkak të presionit ndërkombëtar.

I ftuar në emisionin Këndi i Debatit në Tëvë 1, ish-deputeti deklaroi se në fund të vitit 2018 u shfaq mundësia për shkak se u kuptua që akuzat janë mbështetur nga prokuroria serbe.


“Data e 22 dhjetorit e 2018 kërkesa për të ndryshuar vendimin e Gjykatës Speciale unë mendoj që ka pasur një mundësi, hapësirë, për shkak se ka pasur rrjedha të raporteve nga Gjykata Speciale pikërisht për shkak se janë akuza të shërbimit, të prokurorisë serbe, ka pasur nga raporti i Dick Martyt, ka pasur alternativë. Bashkësia ndërkombëtare në Kosovë na akuzoi për një thikë pas shpine por ne kemi lypë drejtësi, asnjëherë nuk kemi kërkuar me i ikë drejtësisë”, tha ai.

Por, Hasani theksoi se zhbërja e Speciales nuk ndodhi për shkak të presionit të madh të faktorit ndërkombëtar ndaj institucioneve vendore.

“Prandaj themelimi i gjykatës ka qenë etnik, as serbët që kanë bërë krime as tjerët që kanë marrë pjesë kështu që ne kemi kërkuar që ta kemi një gjykatë të përbashkët, d.m.th. që është e mirëfilltë që gjykon drejtësinë jo politike. Ka pasur mundësi por nuk ndodhi për një rrethanë politike të cilën u tërhoqëm ose u bë një presion i jashtëzakonshëm ndërkombëtar dhe nuk e kishin guximin të vazhdojnë më tutje”, shtoi Hasani në Tëvë 1.

Lexo edhe

Video