Hasani: Presidenti nuk mund të anashkalojë VV-në

Hasani: Presidenti nuk mund të anashkalojë VV-në

Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, në një lidhje ‘live’ me Ilva Now në Euronews Albania foli rreth situatës politike të krijuar ditët e fundit në Kosovë pas mocionit të mosbesimit që rrëzoi Qeverinë Kurti dhe interpretimit që i bën Kushtetuta e Kosovës ngërçit politik të krijuar në vend.

Ai shpjegoi se në bazë të Kushtetutës së Kosovës në rastet kur qeveria rrëzohet me mocion mosbesimi, atëherë presidenti i republikës mund të ushtrojë diskrecionin kushtetues.


“Presidenti nuk mund të anashkalojë Vetëvendosjen, presidenti është i detyruar të kërkojë me shkresë zyrtare mandatarin e ri të qeverisë nga VV. Kështu e thotë Kushtetuta dhe ligji në Kosovë. Nëse Vetëvendosja heq dorë nga kjo e drejtë kushtetuese si fituese e zgjedhjeve, atëherë mund të kalohet në raundin e dytë. Presidenti nuk mund të jetë aktiv në politikë, ai duhet të konsultohet me partitë politike për të gjetur mandatarin e ri. Edhe më parë ka pasur vonesa të raundit të parë, por në sistemin tonë kushtetues dhe zgjedhor nuk arrihet asnjëherë një shumicë politike që të ketë shumicën mbi të tjerët”, tha ai teksa shtoi se nisur nga kjo, në Kosovë konsensusi duhet të jetë maksimal.

Hasani shpjegoi se pavarësisht se Qeveria Kurti është rrëzuar me mocion mosbesimi, ajo ka ende kompetenca, më shumë se ç’do të kishte po të ishte dorëhequr.

Lexo edhe

error: