Harta turistike e Lezhës, udhërrëfyes mbi destinacionet kryesore për t’u vizituar

Harta turistike e Lezhës, udhërrëfyes mbi destinacionet kryesore për t’u vizituar

Drejtoria e Turizmit dhe Kulturës në Bashkinë Lezhë prezantoi udhërrëfyesin e saj “Harta e Atraksioneve Turistike”.

Ajo do të jetë një udhëzues për turistët sepse do të ndahet në hoteleri, agjenci si dhe operatorë të ndryshëm turistikë lokal kombëtar dhe ndërkombëtar.

Harta është realizuar me programe bashkëkohore digjitale dhe hartografike.


Në të paraqitet informacioni kryesor i atraksioneve turistike të Lezhës në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

Të përfshira janë 12 atraksionet më me rëndësi për t’u vizituar me informacion shqip dhe anglisht si dhe barkod-i që të drejton me guiden digjitale të Lezhës 360’ (Welcome Lezha).

Po ashtu në të paraqitet harta turistike e gjithë territorit të Bashkisë Lezhë me legjendë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

Harta turistike e qytetit të Lezhës dhe ajo e Shëngjinit me legjendat përkatëse në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze janë po ashtu të përfshira në këtë udhërrëfyes turistik./ATSH

Lexo edhe

Video