Haradinaj: Vet Qeveria Kurti është skandal

Haradinaj: Vet Qeveria Kurti është skandal

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Qeveria Kurti po bën skandal me mosmiratimin e ligjit të pagave, siç bëri skandal edhe refuzimi i gazit amerikan.

Haradinaj në një intervistë në T7, ka bërë apel që kushdo që ka informata për vrasjen në Gllogjan, t’i njoftojë organet e rendit, nga të cilat pret që të angazhohen më shumë në zbardhjen e këtij rasti.


“Qeveria as sot nuk nevojë me ia rreh krahun. Kjo qeveri është skandal pasi nuk e voton ligjin e pagave për t’i trajtuar me dinjitet mjekët, policët, mësimdhënësit e tjera

“Mos me votu ligjin e pagave është skandal, siç është skandal refuzimi i gazit amerikan. VV vërtet iu ka rritur mendja shumë dhe ishin të pa menaxhushëm, nuk mund ta menaxhonin veten dhe do të ketë rezultat edhe më të keq në zgjedhje nacionale”, tha ai.

“Skandal i Kurtit ishte pozicioni publik ku e barazonte veten me krimet me Serbinë, pastaj thoshte po i hapim arkivat. Pastaj u deshtë me ndërhy Eskobari për t’i kthyer policinë në shtëpinë e vet”, tha ai duke shtuar se skandal është edhe vet ikja e Kurtit nga mediat.

Lexo edhe

Video

error: