Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 16-vjetorin e vdekjes.
Haradinaj ka thënë se urtësia dhe filozofia politike e Rugovës mbeten ndër modelet më të avancuara të të bërit politikë.
Me këtë rast Haradinaj thotë të ketë fituar shumë meqë kanë bashkëpunuar ngushtë në fazën e shtetndërtimit të Kosovës.
“Urtësia dhe filozofia politike e Presidentit Ibrahim Rugova, mbeten ndër modelet më të avancuara të të bërit politikë. Unë kam përfituar shumë, sepse në një fazë të shtetndërtimit të Kosovës kemi bashkëpunuar ngushtë. I përjetshëm kujtimi për Presidentin historik Rugova”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.