Haradinaj uron bashkëluftëtarët për Ditën e Veteranit: Ditë krenarie e lavdie

Haradinaj uron bashkëluftëtarët për Ditën e Veteranit: Ditë krenarie e lavdie

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar bashkëluftëtarët në Ditën e Veteranit.

Ai ka shkruar se Zoti është me guximtarët.

“Të dashur bashkëluftëtarë, urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Zoti është me guximtarët”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij “facebook”.


Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.

Në këtë ditë kujtohet deri në përjetësi Prekazi, Gllogjani e të gjitha vatrat e luftës, që i rezistuan makinerisë ushtarake serbe duke mos u përkulur deri në fitore.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.