Haradinaj: Ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët e të pa alternativë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka drejtuar një porosi te qytetarët serb.
Ai tha se ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët e të pa alternativë.
“Qytetarë serb të Kosovës, Urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë. Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse e të protestoni kundër lëvizjes së lirë. Ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët e të pa alternativë. Liria e lëvizjes si vlerë universale është e sotmja dhe e ardhmja. Ndarjet e përplasjet na rikthejnë në memorie të kaluarën e tragjeditë tona”, ka shkruar kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Një grup i qytetarëve serb ka lajmëruar se do të mbajë protestë. Arsyeja e kësaj proteste siç kanë thënë ata është gjendja e keqe e serbëve në të cilën gjinden.
https://kosovapress.com/sot-protestojne-serbet-ne-veri