Haradinaj thotë se është jashtëzakonisht i gëzuar që i diplomoi nipi në FSK

Haradinaj thotë se është jashtëzakonisht i gëzuar që i diplomoi nipi në FSK

Në kazermën ”Adem Jashari”, sot u diplomuan 15 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 2020. Në mesin e oficerëve të ri, ishte edhe djali i vëllait të Ramush Haradinajt, Luan Haradinaj.

Haradinaj tha se është jashtëzakonisht i gëzuar për nipin e tij, derisa shtoi se FSK sot i takon një ushtrie moderne.

“Gjithçka sot i takon një ushtrie moderne, tamam një ushtrie të NATO-s e gjithë ceremonia. Gjeneratës 2020 shumë urime. Kuptohet se sot jemi edhe si familjarë se bashku me Suzanën sepse Luani ka diplomuar dhe jemi jashtëzakonisht të gëzuar”, ka thënë Ramush Haradinaj.

I biri i dëshmorit dhe heroit, Shkëlzen Haradinaj, Luani tha se tashmë është i gatshëm për detyra të reja.

“Shumë i gëzuar, shumë krenarë, tash jemi në detyra të reja”, ka thënë ai.

Në mesin e 15 kadetëve të diplomuar, është edhe Lirza Dollomaja nga Shqipëria. Me këta kadetë, nëna e saj Majlinda, tha se Kosova do të jetë krenare dhe se do të ketë arritje të mëdha.

“Jemi shumë krenarë për vajzën tonë dhe për arritjet e saj dhe për gjithë kadetët tjerë. Sepse të gjithë kanë arritur me shumë mund, me shumë sakrificë dhe na kanë bërë krenarë, neve dhe gjithë Kosovën sot”, theksoi ajo.


Vet Lirza, e cila është zgjedhur kadetë e dalluar u shpreh krenare për atë sfidat që ka kaluar për katër vjet. Derisa shtoi se është e gatshme që t’i shërbej vendlindjes së saj.

“Pres që nga ajo që kam mësuar këtu ta rikthej dhjetëfish aty ku do të kthehem të shërbejë në vend…Ajo ishte diçka që nuk e kam pritur, ndihem shumë e privilegjuar, është një nder për mua të jem edhe kadetja e parë që diplomon prej akademisë së Kosovës edhe para kadetë e parë ndërkombëtare që diplomon si kadetja më e dalluar”, u shpreh Dollomoja.

Arbis Foniqi, oficer i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se dita e sotme është një nga tri ditët më të rëndësishme të një ushtaraku.

“Është një prej ditëve më të rëndësishme për shkak se ky është qëllimi që ne e kemi përmbushur për çka ne jemi ardhur. Siç u përmendën edhe më herët sakrificat që kemi kaluar kanë qenë të paparapara. Gjithcka që kemi bërë deri sot është për këtë ditë”, ka thënë Foniqi.

Foniqi e kadetët tjerë të diplomuar kanë thënë se janë të gatshëm për detyrat e reja që presin, në shërbim të atdheut me ushtrinë e Kosovës./Sh.Pajaziti/

 

 

Lexo edhe

error: