Haradinaj: Të ndalohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj ka folur rreth mundësisë së shtrenjtimit të energjisë elektrike, pas liberalizimit të tregut të energjisë. Ai ka thënë se AAK e kundërshton rritjen e çmimit të energjisë elektrike derisa ka dhënë rekomandime për qeverinë e Kosovës rreth ndalimit të një rritje të tillë.

Haradinaj ka thënë se qeveria, në një afat të shpejtë kohor, duhet të paraqesë për votim në Kuvend emrat e ri për anëtarë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRRE). Sipas Haradinajt, është e domosdoshme që ZRRE të ndërmarrë veprimet e menjëhershme për ndalimin e ngritjes së energjisë elektrike në Kosovë.

Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se rritja e energjisë elektrike për 40 përqind do të ishte goditje për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Me procesin e liberalizimit të tregut në Kosovë me licencimin e më shumë operatorëve, tani u është mundësuar operatorëve me përcaktu çmimin, e fatkeqësisht në Kosovë, funksional nga shamë operatorë është vetëm një i cili e ka mundësinë me diktu çmimin dhe veç ka ndodhur planifikimi për rritje 30 deri në 40% të çmimit të energjisë në vend. Fillimisht kjo rritje e çmimit të energjisë i godet konsumatorët industrial, kompanitë, veçanërisht ato prodhuese dhe përpunuese sepse ato shpenzojnë më shumë, por njëkohësisht në një të ardhme të afërt godet të gjitha familjet tona”, ka thënë ai.


Haradinaj i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa në ndalimin e rritjes së çmimit të energjisë.

Sipas tij, duhet të ndryshohen marrëdhëniet në mes të KEK dhe KESKO, të mos i lejohen privilegje vetëm një kompanie dhe të rishpallet thirrja për licencim të kompanive të tjera në mënyrë që konsumatori të zgjedh vetë operatorin.

“Të paktën me pezullu liberalizimin deri në kohën kur në të vërtetë ka liberalizim që nënkupton ka operatorë të tjerë funksional. Si e bënë qeveria këtë, i ka veprimet që duhet me i ndërmarrë, i pari është me i nominu menjëherë anëtarët e tjerë të ZRE-së të cilët i voton parlamenti por me i votu menjëherë, me plotësu kuorumin e ZRRE-së, dhe njëkohësisht me i kërkuar ZRRE-së menjëherë marrjen e veprimeve direkte me ndalu ngritjen e çmimit të energjisë elektrike”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të largonte Kosovën nga harta e investimeve.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: