Haradinaj: Të mos lejohet cenimi i rendit kushtetues

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të mos lejojnë cenimin e rendit kushtetues.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Kosovës, Haradinaj ftoi edhe bashkësinë ndërkombëtare që ta përkrahin Kosovën në ruajtjen e rendit kushtetues të vendit.


“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se referendumi kushtetues i Serbisë në Kosovë është jo kushtetues dhe jo ligjor. Votimi me postë dhe në Zyrën ndërlidhëse të Serbisë përmbush standardet ndërkombëtare të cilat po ashtu i respekton edhe Republika e Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon nga institucionet e Kosovës të mos lejojnë cenimin e rendit kushtetues. AAK po ashtu i fton qytetarët e Kosovës veçanërisht të komunitetit serb në Kosovë që të respektojnë ligjet e Kosovës dhe njëkohësisht mbështesin institucionet e Kosovës dhe zbatimin e ligjit. Po ashtu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këtë rast edhe Grupi Parlamentar i ftojmë bashkësinë ndërkombëtare, veçanërisht aleatët e sigurisë që ta përkrahin Kosovën për ruajtjen e rendit kushtetues të Kosovës. Fton spektrin politik, qytetarët që të jenë të bashkuar”, tha ai.

Serbia nesër do të mbajë referendum për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë, ku serbët duhet të deklarohen nëse pajtohen me ndryshimin kushtetues në pjesën ku flitet për mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Lexo edhe

Video

2 Comments

  • […] pyet Kurtin: Çfarë vlere të shtuar i jep rezoluta për të ndaluar referendumin serb?Haradinaj: Të mos lejohet cenimi i rendit kushtetues​Kusari-Lila: Është momenti vendimtar të mësojmë nga gabimet tonaLista Serbe braktis seancën […]

  • […] Haradinaj: Të mos lejohet cenimi i rendit kushtetuesReferendumi në Serbi, Zyra e Presidentes: Kosova mbajti qëndrim parimorProtestë në veri kundër ndalimit të referendumit serb në Kosovë (Foto)Protestë në veri kundër ndalimit të referendumit serb në Kosovë, Rakiq paralajmëron reciprocitet […]

Komentet janë të mbyllura.

error: