Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kreun e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.
Haradinaj pas takimit ka thënë se ka qenë gjithmonë në mbështetje dhe respektim të interesave të mësimdhënësve.
Haradinaj në takim ka ndarë prioritetet në sferën e arsimit që do të përfshihen në programin zgjedhor të AAK-së 2025-2029.
"Në takim me delegacionin e SBAShK, kryesuar nga z. Rrahman Jasharaj, u njoftova për sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit dhe arsimi në përgjithësi. Po ashtu, me ta i ndava 14 prioritetet në sferën e arsimit që do të përfshihen në programin zgjedhor të AAK-së 2025-2029. E konfirmova synimin tonë për rritjen e pagave për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50% si dhe ngritjen e buxhetit për arsim për 6%. Arsimi do të jetë prioritet i Aleancës!", është shprehur Haradinaj.