Haradinaj takon ish-komandantin e KFOR-it Erhard Bühler

Haradinaj takon ish-komandantin e KFOR-it Erhard Bühler

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka takuar sot ish-kreun e KFOR-it Erhard Bühler me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet politike, ekonomike dhe sigurisë në vend, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë në shumë sfera.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve strategjik në rrugën e saj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.


“Kënaqësi takimi me gjeneralin Erhard Bühler që për shumë vite i shërbeu Kosovës dhe qytetarëve të saj, Mustafë Abazin kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani si dhe mikun e bashkëpunëtorin shumëvjeçar Gani Dreshaj, ish-deputet dhe zëvendësministër i jashtëm”, ka shkruar Haradinaj.

Gjenerali Erhard Bühler është një oficer në pension i Ushtrisë Gjermane dhe ish-Drejtor i Përgjithshëm për Planifikimin e Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes në Gjermani. Ai ishte komandant i KFOR-it, nga shtatori 2010 deri në shtator 2011.

Lexo edhe

Video