Haradinaj takon Gjukanoviq: Kufiri do të demarkohet me korrigjim

Haradinaj takon Gjukanoviq: Kufiri do të demarkohet me korrigjim

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq, me të cilin ka biseduar edhe për çështjen e demarkacionit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, përmes një postimi në rrjete sociale, ku krahas fotove, ka theksuar se “bashkë do të bëjmë realitet edhe obligimet që kemi marrë, për të përmbyllur me sukses demarkimin e kufirit, me korrigjim në sektorët e caktuar”.


Haradinaj ka theksuar se “Kosova dhe Mali i Zi kanë traditë të bashkëpunimit korrekt ndërshtetëror” duke vlerësuar se edhe takimi me presidentin Gjukanoviq ka kaluar “në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona”. 

Për më tepër, kreu i AAK-së ka falënderuar Gjukanoviq për mbështetjen e tij për Kosovën dhe gatishmërinë e Malit të Zi për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në NATO dhe Këshillin e Evropës. 

Haradinaj ka siguruar se Kosova e Mali i Zi do të qëndrojnë bashkë “përballë çdo rreziku që ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit”.

Lexo edhe

Video