Haradinaj- Stublla e njofton homologun nga Saint Vincent dhe Grenadines për marrëveshjen e Uashingtonit

Haradinaj- Stublla e njofton homologun nga Saint Vincent dhe Grenadines për marrëveshjen e Uashingtonit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar një videokonferencë me homologun e saj nga Saint Vincent dhe Grenadines, Sir  Louis Hilton Straker, të cilin e ka informuar për marrëveshjen e normalizimit ekonomik me Serbinë që do t’i hapë rrugë finales së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues dhe brenda rendit tonë kushtetues.


“Në margjinat e sesionit të 75-të të UNGA, mbajta një videokonferencë me ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadine, Sir Louis Hilton Straker.  Diskutuam për nevojën e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në temat e interesit tonë të përbashkët. Straker e informova me zhvillimet politike në Kosovë, specifikisht për marrëveshjen e normalizimit ekonomik me Serbinë që do t’i hapë rrugë finales së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues dhe brenda rendit tonë kushtetues”, ka deklaruar ministrja Haradinaj Stublla.

Lexo edhe

Video

error: