Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Haradinaj-Stublla bisedë telefonike me Matthew Palmer

Haradinaj-Stublla bisedë telefonike me Matthew Palmer

Shefja në detyrë e diplomacisë së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Matthew Palmer, zëvendës-ndihmës sekretar të Shtetit dhe Përfaqësues Special për Ballkanin, për aktualitetin politik në Kosovë dhe SHBA, si dhe marrëdhëniet rajonale.

“Në emër të Kosovës shpreha mirënjohjen tonë për angazhimin dhe vëmendjen e palëkundur të SHBA-së ndaj Kosovës, dhe bindjen se edhe në këto zgjedhje parlamentare, Kosova do të ruajë standardin e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike e të lira”, u shpreh Haradinaj-Stublla.


Sipas saj, Palmer nga ana e tij konfirmoi se SHBA do të vazhdojë përcjelljen me interesim të lartë zhvillimet në Kosovë, veçanërisht në implementimin e marrëveshjes së 4 shtatorit, specifikisht formalizmin e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Shefja e diplomacisë kosovare tha se kjo arritje kulmore për Kosovën, shtetësinë dhe subjektivitetin e saj ndërkombëtar po arrihet falë rolit kyç të SHBA-së, dhe do të hapë një horizont të ri bashkëpunimi ndërkombëtar për Kosovën.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: