Haradinaj-Stublla ankohet te Trump për Ivica Daçiqin

Haradinaj-Stublla ankohet te Trump për Ivica Daçiqin

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar sërish ndaj shkeljeve që Serbia po i bën marrëveshjes së Uashingtonit për ndaljen e fushatës kundër njohjeve të Kosovës.


Ajo në një postim në Twitter ka njoftuar presidentin e SHBA-së Donald Trump për sjelljet e Beogradit, duke përmendur falënderimin që ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ia ka bërë ambasadorit të Angolës në Beograd për mosnjohjen e Kosovës.

“Siç edhe është pritur, Ivica Daçiq nuk është i lodhur nga konfliktet dhe agresiviteti politik:  Sot ai falënderoi ambasadorin e Angolës në Beograd për mosnjohjen e Kosovës dhe respektimin e të ashtuquajturit “Integriteti Territorial të Serbisë. Kështu pika e 15-të e marrëveshjes është shkelur sërish nga Serbia”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Lexo edhe

Video

error: