Haradinaj: Shuma prej 100 eurove nuk zgjidhë krizën financiare të qytetarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se pakoja prej 100 euro për pensionistët, të punësuarit e sektorit privat, të punësuarit e sektorit publik dhe studentët e prezantuar sot nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është shumë e vogël dhe nuk është zgjidhje.

Ish-kryeministri Haradinaj theksoi se nuk zgjidhen problemet vetëm për një muaj, derisa shtoi se pas kësaj shume të vogël tentohet të fshehët dështimi i kryeministrit Kurti për rritjen ekonomike dhe për rritjen e pagave. 

“Qeveria e Kosovës duhet të veprojë si qeveri e shtetit, qytetarët kanë nevojë edhe për një euro, por nuk zgjidhet asnjë problem me masat që zgjasin veç një muaj. Është shumë e vogël shuma prej 100 eurosh që Albin Kurti përfshihet pas paaftësisë së tij për të rishikuar buxhetin që do të mundësonte zgjidhje afatmesme të krizës financiare të qytetarëve. Pra, është e vogël kjo shumë që ai ta fsheh dështimin e tij për rritjen ekonomike dhe për rritjen e pagave të gjithëve në Kosovë. Të punësuarit në Kosovë kanë nevojë për paga të dinjitetshme e të përhershme dhe qeveria e vendit duhet që urgjentisht t’i rritë pagat për të gjitha kategoritë”, theksoi Haradinaj.  

Haradinaj në një konferencë për media ka kërkuar që të miratohet Ligji për Pagat, Ligji për Pagën minimale në vlerë prej 370 euro, të lejohet tërheqja e kursimeve nga Trusti dhe t’u kthehen paratë qytetarëve për rritjen e çmimit të energjisë dhe siç u shpreh ai, faturat e fryra te energjisë.


“Ne propozojmë që paga minimale neto, të jetë 370 euro. Pagat nuk kanë lëvizur, pra nuk ka rritje të pagave me vite dhe çmimet janë rritë në vazhdimësi. Qeveria duhet që urgjentisht ta kalojë Ligjin e pagave, me rritje prej 33 për qind të pagave dhe të gjitha skemave pensionale. Kjo është e përballueshme për buxhetin e Kosovës, pra me rishikimin e buxhetit është e zbatueshme edhe sot. Qeveria duhet të veproj pa vonesë me e zbritur TVSh-në për artikujt ushqimor si dhe ta heq taksën për pagat nën 370 euro. Duhet gjithqysh sot të kaloj ligji për tërheqjen e mjeteve të Trustit, pra të paktën 15 për qind dhe menjëherë duhet me ua kthyer parat qytetarëve për faturat e fryra të energjisë elektrike, ose rritjen e çmimit të energjisë”, theksoi ai.  

Tutje ai masat e reja të prezantuara nga kryeministri Kurti i ka quajtur lëmoshë për qytetarët, që nuk i zgjidhë problemet në vazhdimësi.

Në një konferencë për medie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë prezantuar sot masat e reja për mbështetjen e të gjithë pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat dhe publik, si dhe studentët me nga 100 euro për muajin prill.

“Sot po prezantojmë masat e reja në kuadër të pakos të cilat kanë për qëllim shtimin e mbështetjes për qytetarët. Kështu për muajin prill do ta dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet që përfitojnë nga kjo asistencë. Pensionistëve do t’ua ndajmë nga 100 euro shtesë për muajin prill. Nga kjo mbështetje do të përfitojnë të gjithë ata që marrin pension bazik, pension kontributpagues,  pension për aftësi të kufizuar, pension të veteranit e kështu me radhë. Për herë të parë do të mbështesim prej 100 euro  të gjithë punëtorët e sektorit privat. Pra, rreth 300 mijë punonjës. E në kuadër të mbështetjes për të punësuarit do të ndajmë shumën e një hershme prej 100 euro edhe për mbi 80 mijë zyrtarë publik. Pra po ndajmë nga 100 euro si në sektorin privat ashtu edhe atë publik. Për herë të parë  po ashtu të gjithë studentët e republikës do t’i përkrahim me një shumë 100 euro dhe nga kjo do të përfitojnë rreth 80 mijë studentë”, tha Kurti në një konferencë për media.  

Lexo edhe

Video