Haradinaj: Shqiponja ishte zona e parë e lirë në Kosovë

Haradinaj: Shqiponja ishte zona e parë e lirë në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën e çlirimit të Jabllanicësm ka thënë se ishte çerdhe e lëvizjes kombëtare shqiptare dhe zona e parë e lirë në Kosovë.


Haradinaj ka shkruar në Facebook se 17 maji i vitit 1999, që shënoi përmbylljen me sukses të betejës dyjavore për rikthimin e pozicioneve dhe territorit të lirë të Jabllanicës, është ngjarje e cila për nga përmasa e saj, mbeti përgjithmonë në kujtesën tonë historike.

“Shqiponja e kushtrimit të lirisë, e viganëve që shkrepën krismat e para të kryengritjes, u çlirua për të mos u robëruar më kurrë. Në këtë ditë të veçantë, kam ndarë medaljet “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për familjet e Heronjëve që pushojnë në Kompleksin Memorial në Shqiponjë, me motivacionin për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare. Me të njëjtin motivacion, kam ndarë medaljen edhe për një prej luftëtarëve të hershëm dhe të dalluar të UÇK-së, Xhevat Zenelaj”, ka shkruar ai, duke njoftuar se me motivacionin për miqësi, medaljen e ka ndarë për kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Lexo edhe

Video