Haradinaj reagon për vrasjen në Gllogjan

Haradinaj reagon për vrasjen në Gllogjan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për vrasjen që ndodhi këtë mbrëmje në Gllogjan.

Ai ka thënë se është i trishtuar nga ky akt kriminal ku humbën jetën tre persona.

Postimi i plotë:

I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës.

Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne.

Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre.


Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë.

Pwrndryshe, një shofer i autobusit dhe dy nxënës kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it, sipas të cilave Policia dhe prokurori i rastit kanë dal në vendin e ngjarjes tragjike.

Vdekjen e tre personave e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, i cili ka thënë se autobusi qarkullonte në relacionin Deçan-Gjakovë.

Nikqi shtoi se ende nuk dihen motivet e këtij sulmi, ku si pasojë ka vdekjen e tre personave.

“Prokurori është në vendin e ngjarjes dhe ende është herët të flitet për motivet e këtij sulmi“, tha ai.

Lexo edhe

Video