Haradinaj: Qeveria Kurti lëkundi miqësinë me ShBA-të, thirrja për dorëheqje është legjitime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se refuzimi i gazsjellësit të mbështetur nga MCC ka lëkundur raportet miqësore me ShBA-në.


Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Haradinaj tha se thirrjet për dorëheqje të Qeverisë Kurti janë legjitime.

“Duke refuzuar projektin e gazit Qeveria Kurti, përveç që i tha jo ShBA-së iu jo edhe partnerëve të tjerë, siç është BERZH, i cili është duke punuar master planin e gazit të Kosovës. MCC ka shpenzuar tri vjet dhe 10 milionë dollarë në studimet e fizibilitetit  të gazit, këto MCC angazhoi inxhinierë edhe të ushtrisë amerikane dhe gjithë këtyre ekspertët e mëdhenj të qeverisë Kurti i thanë jo. Kurti po i thotë jo 200 milionë eurove amerikan, të alokuara nga presidenti Biden…. Ky qëndrim është shumë shqetësues dhe Kurti si kurrë më parë lëkundi miqësinë tonë me Amerikën, lëkundje që do të ketë pasoja për vendin. Prandaj thirrja për dorëheqje e kësaj qeverie është legjitime”, tha ai.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: