Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Haradinaj: Programi i Aleancës ofron zgjidhje për kërkesat e qytetarëve dhe bizneset

Haradinaj: Programi i Aleancës ofron zgjidhje për kërkesat e qytetarëve dhe bizneset

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Komunës e Podujevës.

Haradinaj ka njoftuar se në këtë vizitë, ka bërë nderime te shtatoret e Heronjve të Kombit Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha e Ali Ajeti, e më pas ka takuar shumë qytetarë si dhe ka vizituar Fabrikën e Tullave ku u pritëm nga pronari Xhevdet Beselica.

“Dëgjova kërkesat e shumta të qytetarëve dhe bizneseve. Programi i Aleancës, ofron zgjidhje të qëndrueshme për realizimin e tyre. Kërkova nga ta që ta mbështesin me votë projektin për Kosovën e fortë. Ta mbështesin Aleancën dhe kandidatët e saj, që 14 shkurti të jetë një nisje e re për Kosovën”,ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:


Vizitën time në Podujevë, e vazhdova me nderime te shtatoret e Heronjve të Kombit Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha e Ali Ajeti, e më pas takova shumë qytetarë si dhe vizitova Fabrikën e Tullave ku u pritëm nga pronari Xhevdet Beselica.

Dëgjova kërkesat e shumta të qytetarëve dhe bizneseve. Programi i Aleancës, ofron zgjidhje të qëndrueshme për realizimin e tyre. Kërkova nga ta që ta mbështesin me votë projektin për Kosovën e fortë. Ta mbështesin Aleancën dhe kandidatët e saj, që 14 shkurti të jetë një nisje e re për Kosovën.

#ForcaeKosovës

RH

Lexo edhe

Video

error: