Haradinaj prezanton katër veprime për tejkalim të situatës në veri

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezantuar katër veprime që duhet Qeveria e Kosovës t’i ndërmarrë me qëllim të tejkalimit të situatës.

Ai kërkoi që të gjithë të bashkohen për veprimin e parë që është shtyrja e vendimit për targat.

Sipas tij, esenciale është edhe fillimi i një dialogu social me serbët lokal me qëllim që ata të kthehen në institucionet e Kosovës.


“Veprimi i parë është pranimi i kërkesës për shtyrje të vendimit të targave deri në marrëveshjes,  të dashur deputetët të pozitës, qeveri të gjithë ju që e ndjeni peshën e situatë iu lutem të  bashkohemi në veprimin e parë, e veprimi i parë është pranimi i kërkesë për shtyrje të targave deri në marrëveshje. Veprimi i dytë që duhet ta marrim të gjithë ne së bashku jo vetëm Qeveria është dialogu me serbët lokale ata të Kosovës, jo vetëm nga kjo foltore por një dialog intensiv për t’i kthyer ata në institucione dhe për ta kthyer besimin në institucionet e Kosovës, veprimi i tretë por jo nga pesha dhe rëndësia është një dialog intensiv i qeverisë me opozitën jo vetëm për shkak të konferencave  për shtyp, fotografive apo poenëve, por për shkak të gjendjes. Veprimi i katërt që duhet ta kërkojmë së bashku është një samit, një takim disa ditor në Amerikë deri në përmbylljen e marrëveshjes  finale Kosovë-Serbi, mes përfaqësuesve në këtë rast kryeministrit të Kosovës dhe përfaqësuesit të Srbisë“, u shpreh ai.

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi se ikja nga këto veprime dhe shëtitja nëpër shtetet e Evropës nuk e ndihmon gjendjen.

Sipas tij, faji nuk do të jetë vetëm i pozitës, pasi peshën e pasojave do ta bartë gjithë vendi.

“Ikja nga këto veprime, ikja mos hyrja në temë përpjekja që ose përmes turizmit diplomatik e politik dhe shëtitja nëpër shtetet e Evropës apo edhe këtu deklarimet rrethanore nuk e ndihmojnë gjendjen, çdo sekondë po na kushton, çdo minutë e ditë po na kushton besoni se askush  më pak fajtor, nuk do të jetë faji vetëm i pozitës të gjithë do të bartim peshën e pasojave që na bien si vend”, theksoi ai. /B.Ibishi/

Lexo edhe

Video