Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Haradinaj prezanton aderimin e radhës në AAK

Haradinaj prezanton aderimin e radhës në AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka prezantuar aderimin e radhës në parti.

Bëhet fjalë për Frasher Brahimaj, i cili ka përfunduar studimet Master në degën e Xehetarisë dhe është angazhuar si asistent në Fakultetin e Gjeoshkencave në Mitrovicë.


Haradinaj tha se Frashërin e ka siguruar që do ta ketë përkrahjen e tij dhe hapësirën e duhur për të kontribuar në Aleancë.

“Sektori minerar është prej sektorëve më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Sot takova një profesionist të kësaj fushe, Ass.msc. Frashër Brahimaj. Frashëri ka përfunduar studimet Master në degën e Xehetarisë dhe është angazhuar si asistent në Fakultetin e Gjeoshkencave në Mitrovicë. Frashëri që është PhD kandidat në Xehetari, nga sot ka vendosur të rrugëtojmë së bashku. E sigurova se do e ketë përkrahjen time dhe të Aleancës, hapësirën dhe mundësinë për të kontribuar. Mirë se vjen Frashër. Na priftë e mbara’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lexo edhe

Video

error: