Haradinaj premton se do t’i ndajë 500 euro për çdo fëmijë të lindur, do të luftohet rënia e natalitetit në Prishtinë

Haradinaj premton se do t’i ndajë 500 euro për çdo fëmijë të lindur, do të luftohet rënia e natalitetit në Prishtinë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj ka premtuar se me ardhjen e tij në qeverisjen komunale në këtë komunë do t’i ndajë 500 euro për çdo fëmijë të lindur. Në këtë mënyrë ai synon që të luftohet rënia e natalitetit në kryeqytet.

“Është e nevojshme që kjo dukuri të luftohet me mjete institucionale, duke i inkurajuar çiftet e reja që të lindin më shumë fëmijë. Kjo nuk arrihet vetëm me këshilla, por duhen edhe veprime konkrete, duke u marrë me arsyet që e shkaktojnë këtë rënie në natalitet”, tha ai.


Për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kandidati për kryetar të kryeqytetit, Daut Haradinaj, e ka futur në programin qeverisës edhe trajtimin e këtij problemi. Sipas analizave, thuhet se në Prishtinë janë rreth 3,000 lindje në vit.

Nga AAK thonë se planifikimi i Haradinajt për të ndarë nga 500 euro për çdo fëmijë të sapolindur do të ishte ndihmesë për prindërit dhe familjet.

“Sipas përllogaritjeve, kjo masë Komunës së Prishtinës do t’i kushtonte rreth 160 mijë euro, duke e bërë lehtë të realizueshme sipas parametrave buxhetorë që ka kryeqyteti.  Daut Haradinaj, me programin e tij qeverisës, planifikon që ta ndihmojë familjen dhe zhvillimin e saj të shëndoshë. Kjo është një prej arsyeve pse ai po merr mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe grupet e interesit në kryeqytet. Për çdo ditë e më shumë figura e tij po fuqizohet dhe po perceptohet si kryetar i ardhshëm i Prishtinës, i cili do të marr vendime të guximshme dhe do ta nis reformën e madhe në kryeqytet”, thuhet nga AAK.

Lexo edhe

Video