Haradinaj: Pozita e Kosovës forcohet me formalizmin e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

Haradinaj: Pozita e Kosovës forcohet me formalizmin e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

Kosova dhe Izraeli sot në një ceremoni virtuale, formalizuan marrëdhënie diplomatike.

Ramush Haradinaj, kandidat për president të vendit, ka shkruar se ky akt historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare dhe se subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet.


“Ky akt, shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e lidhjes mes dy popujve”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Jam shumë i lumtur me këtë ngjarje, e cila ndodh në kohën kur vendi ynë ndodhet në udhëkryq. Falenderues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërmjetësimin e tyre për këtë njohje kaç të rëndësishme”, ka shtuar ai.

Ai është shprehur se kjo është edhe një dëshmi e fortë se marrëdhëniet me aleatin e Kosovës, SHBA-të, që janë të një rëndësie të veçantë e strategjike dhe si Kosovë vazhdimisht do t’i forcojnë ato.

Lexo edhe

Video

error: