Haradinaj përkujton vëllain e tij: Atdheu çdoherë të nderon, Luan

Haradinaj përkujton vëllain e tij: Atdheu çdoherë të nderon, Luan

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot vëllain e tij të rënë heroikisht në luftën e UÇK-së Luan Haradinaj, 23 vjet më parë.

Ai gjatë homazheve në Kompleksin memorial në Dukagjin ishte së bashku me vëllezërit e tij dhe bashkëluftëtarë të tjerë.

“Vepra jote u shndërrua në betim për çlirim. Atdheu çdoherë të nderon, Luan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Luan Haradinaj ra heroikisht në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe më 6 maj 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar.

Beteja disa orësh me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, i mori jetën njërit nga djemtë e familjes Haradinaj.

Në këtë ditë, Luan Haradinaj, bashkë me të vëllain Ramush Haradinaj dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë. Kishin arritur sipër fshatit Larë, fshat ky që ndodhej afër Kushninit të Hasit, në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit”, kur grupi bie në një pritë të ushtrisë jugosllave.

Në këtë pritë vritet Luan Haradinaj, plagoset Rafet Rama, e po ashtu edhe Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci. Trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës.


Pas çlirimit trupi i tij u rivarros në Varrezat e dëshmorëve të kombit në vendlindje, në Gllogjan të Rekës, ku prehet i qetë, së bashku me 20 dëshmorët e vendlindjes.

 

 

 

 

 

Lexo edhe

Video