Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Haradinaj përgëzon ministrin Likaj për marrëveshjen me SBAShK

Haradinaj përgëzon ministrin Likaj për marrëveshjen me SBAShK

Qeveria në detyrë e Kosovës ka arritur marrëveshje me SBAShK-un për kontratën kolektive, sipas së cilës të gjithë mësimdhënësit e arsimit parauniversitar nga viti 2023 do të marrin pagën e 13-të, në bazë të perfomancës. 

Për këtë marrëveshje, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përgëzuar ministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

Derisa këtë hap ai e quajti të rëndësishëm, duke theksuar edhe se kjo marrëveshjes ka një rëndësi të veçantë për procesin arsimor në Kosovë.


“Të dashur nxënës, prindër e arsimtarë. Lajm shumë i mirë përmbyllja me sukses e negociatave mes SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit. Arritja e marrëveshjes ka një rëndësi të veçantë për procesin arsimor në Kosovë, në të gjitha nivelet. Është kohë kur na duhen marrëveshjet dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në të gjitha sferat, në mënyrë që ta tejkalojmë krizën aktuale që na ka prekur të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërkohë që Haradinaj ka shtonë edhe se shumë shpejt do të zgjidhet edhe çështja e mjekëve dhe personelit mjekësor.

“Së shpejti do zgjidhet edhe çështja e mjekëve dhe personelit mjekësor, ashtu siç ishte e paraparë me Ligjin e Pagave.  Përgëzoj ministrin e Arsimit, z. Ramë Likaj, për angazhimin e tij të palodhshëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje”, përfundoi ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: