Haradinaj për Ramën: Në krejt të arriturat e Ushtrisë së Kosovës ai luajti rol të rëndësishëm

Haradinaj për Ramën: Në krejt të arriturat e Ushtrisë së Kosovës ai luajti rol të rëndësishëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar komandantin e ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, gjersa ka folur edhe për rolin  e Rrahman Ramës që pati të arriturat e ushtrisë së Kosovës.

“Në krejt të arriturat e Ushtrisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama luajti një rol shumë të rëndësishëm dhe thuajse kryesor. E njoh shumë gjatë dhe nga afër, e njoh në punë me shumë profesionalizëm. Faleminderit për shërbimin Gjeneral Rama”, ka shkruar Haradinaj.


Ndërsa për komandantin e ri ai tha se janë bashkë me punë të mira për sigurinë e Atdheut.

“Komandantit të ri të FSK-së, ushtarakut të UÇK-së e pjesëtarit të një familje emblemë kombëtare, Gjeneralmajor Bashkim Jashari i uroj suksese dhe punë të mbarë. Jemi bashkë në punë të mira për sigurinë e Atdheut dhe të shtetit tonë, Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Lexo edhe

Video

error: