Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, ka thënë se sulmi në veri shte terrorizëm i pastër, dhe sipas tij, rreziku vazhdon edhe më tutje, raporton KosovaPress.
Haradinaj tha se biseda me presidenten Osmani ishte kryesisht lidhur me zhvillimet e sigurisë të ditës së diel, ku si pasojë e këtij sulmi terrorist u vra oficeri i policisë, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.
Ish-kryeministri Haradinaj ka kërkuar hetim ndërkombëtar për sulmet terroriste në veri.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Në takime të ndara sot presidentja Osmani ka takuar edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili pas takimit, ka shkruar në Facebook se është informuar për gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe për angazhimin e institucioneve shtetërore në përballje me sulmet terroriste gjatë ditës së diel në Banjskë.