Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Haradinaj në Prekaz flet për bashkim kombëtar

Haradinaj në Prekaz flet për bashkim kombëtar

Në shënim të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prekaz.

Haradinaj ka qëndruar në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku ka nderuar dëshmorët dhe martirët e rënë për liri.

Pas homazheve, Haradinaj tha se janë këtë për të nderuar komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij.


Haradinaj deklaroi sërish se nëse Kosova bllokohet për integrim euro-atlantik opsioni mbetet bashkimi me Shqipërinë.

“Nderojmë komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari. Duhet të punojmë për integrim euro- atlantik, por nëse na mbajnë pengë atëherë duhet të kemi si opsionin bashkimin me Shqipërinë”, u shpreh Haradinaj.

Ndryshe, Haradinaj i ka filluar vizitat e tij që në mëngjesin e kësaj dite, duke filluar në Reçak e më pas në Gllogjan.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: