Haradinaj në PDK: Erdha për t’iu dhënë mbështetje, nuk është koha të flasim për presidentin

Haradinaj në PDK: Erdha për t’iu dhënë mbështetje, nuk është koha të flasim për presidentin

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ishte për vizitë tek zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ku është pritur në takim nga kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj.

Pas vizitës Haradinaj ka deklaruar se shkak i situatës së krijuar ngas Specialja, shkoi për të shprehur përkrahje në rrethana të mungesës së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Ndërkaq për çështjen e postit të presidentit ai tha se nuk është koha që të diskutohet për  këtë çështje.

“Qëllimi i vizitës ishte t’i shpreh përkrahje në këto rrethana të reja në mungesë të presidentit Thaçi dhe kryetarit të Veselit dhe zhvillimet që po ndodhin me aktakuzat për krerët e UCK-së. Sot është edhe dita e paraqitjes së parë të udhëheqësve të UÇK-së në Tribunal”, tha Haradinaj.


I pyetur se a u diskutua posti i presidentit, Haradinaj theksoi se nuk është koha për këtë çështje. Ai shtoi gjithnjë ka pas mospajtime në çështje politike, por që këtë herë ata janë bashkë dhe janë gjithë UÇK.

“Shiqoni, garat politike agjendat e partive  vazhdojnë në mënyrë demokratike, kemi pas gjithnjë mospajtime e rrugëtime ndaras në politikë, por kam qenë në UÇK, Ramush Haradinaj është UCK, familja ime është UCK, jam sot UCK dhe do të jem gjithë jetën UCK dhe me gjithë ata që kanë qenë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra kjo është një përkrahje, ata që mendojnë që e gjunjëzojnë vlerën e lirisë të Kosovës kanë me gabu edhe kësaj here edhe çdo here”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj mes tjerash derisa shtoi se do të vazhdojnë agjendat politike, theksoi edhe Kosova është e shqiptarëve.

“Agjendat e partive politike dhe institucioneve vazhdojnë. Por qëllimi i kësaj vizite ishte përkrahja dhe mbështetja. Nëse Serbia e mbanë mend betejën e vitit 1389 pra betejën e Kosovës dhe na mbajmë mend që mijëra vjet jemi në këtë tokë dhe kjo tokë është e jona dhe Kosova është e shqiptarëve”, shtoi Haradinaj pas takimit që kishte në PDK”, deklaroi Haradinaj.

Lexo edhe

Video

error: