Haradinaj në Malishevë: Sa më i fortë shteti, aq më të fortë jemi

Haradinaj në Malishevë: Sa më i fortë shteti, aq më të fortë jemi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj vazhdon të jetë në mesin e familjeve që dhanë shumë për lirinë e atdheut, dëshmorëve, bashkëluftëtarëve e të secilës kategori të shoqërisë.

Haradinaj sot ka qëndruar në Malishevë me miq e bashkëluftëtarë. 


“Investimi më i mirë jetësor është ai për liri e për shtet. Sa më i fortë që është shteti, si e arritura jonë më e madhe, aq më të fortë jemi secili prej nesh. Ashtu dhe sot, qëndrova në Malishevë, me shumë miq e bashkëluftëtarë, familjarë të të rënëve për liri, me njerëz që dhanë shumë e vazhdojnë të japin për shtetin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai gjatë vizitës në familjen e dëshmorit të kombit, Daut Paqarizi ka ndarë medalje “Me besim në zot, atdhe e shtet” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare, për dëshmorin Daut Paqarizi, për Ferat Shala – Plaku, ndër luftëtarët e parë dhe më në moshë të Brigadës 121 Kumanova, invalidit të luftës, Isa (Hamez) Berisha post-mortem dhe për martirët e familjes Kastrati, Isufin, Jahirin e Zymerin.

Lexo edhe

Video