Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare: Do të vazhdojmë të jemi të pathyeshëm

Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare: Do të vazhdojmë të jemi të pathyeshëm

21 shkurti është caktuar nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare dhe kremtohet në të gjitha vendet e botës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në këtë ditë ka përmendur disa vargje të poetit të madh shqiptar, At Gjergj Fishtës.

“Pra, shqyptarë çdo fès q’ t’jini, 

gegë e toskë, malci e qyteta, 

gjuhën t’uej kurr mos ta lini, 

mos ta lini sa t’jetë jeta, 

por për tê gjithmonë punoni; 

pse, sa t’mbani gjuhën t’uej, 

fisi juej, vendi e zakoni 

kanë me u mbajtë larg kambës s’huej” .

Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se gjuha shqipe është mbretëreshë e gjuhëve.

Postimi i plotë:


“Pra, shqyptarë çdo fès q’ t’jini, 

gegë e toskë, malci e qyteta, 

gjuhën t’uej kurr mos ta lini, 

mos ta lini sa t’jetë jeta, 

por për tê gjithmonë punoni; 

pse, sa t’mbani gjuhën t’uej, 

fisi juej, vendi e zakoni 

kanë me u mbajtë larg kambës s’huej” 

(At Gjergj Fishta). 

Shqipja jonë e bukur, mbretëreshë e gjuhëve, na kujton sot në Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, që ne ishim këtu me gjuhë, territor e zakon dhe do të vazhdojmë të jemi, të fortë e të pathyeshëm.

Zoti i bekoftë shqiptarët dhe gjuhën shqipe!

RH

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: