Haradinaj : Mosrealizimi i pagave nga Kurti për mësimdhënësit, antikombëtar dhe antinjerëzor

Haradinaj : Mosrealizimi i pagave nga Kurti për mësimdhënësit, antikombëtar dhe antinjerëzor

Qeveria Kurti nuk i ka ekzekutuar rrogat e mësimdhënësve për muajin shtator. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ky vendim i Albin Kurtit është antikombëtar dhe antinjerëzor.

Ai ka thënë se çdo ditë e më shumë po dëshmohet se poshtërisa e tij nuk paska kufij.


“Kosova prej sot ka hyrë në një rrugë të dhimbshme.

Vendimet arbitrare të Albin Kurtit, siç është mosrealizimi i pagave për mësimdhënës, janë antikombëtare e antinjerëzore.

Po dëshmohet se poshtërsia e tij nuk paska kufij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lexo edhe

Video