Haradinaj: Me Bekën, Istogu do të ketë më shumë mundësi zhvillimi

Haradinaj: Me Bekën, Istogu do të ketë më shumë mundësi zhvillimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje qytetarëve të Istogut që t’ia besojnë votën e tyre kandidatit të kësaj partie Bekë Berisha.

Sipas Haradinajt, Bekë Berisha me kontributin e tij shumëvjeçar ka dëshmuar se Istogun e ka prioritet të angazhimit të tij.


“Beka e ka ofertën më të mirë programore si dhe është përbashkues e bashkëpunues me të gjithë. Besoj se me qeverisjen e tij, Istogu do të nis një etapë të qeverisjes së mirë e të ndryshimit të shumëpritur”, shkruan Haradinaj  në Facebook.

Postimi i plotë:

Bekë Berisha me kontributin e tij shumëvjeçar, ka dhënë plot dëshmi se Istogun e ka prioritet të angazhimit të tij. Beka e ka ofertën më të mirë programore si dhe është përbashkues e bashkëpunues me të gjithë. Besoj se me qeverisjen e tij, Istogu do të nis një etapë të qeverisjes së mirë e të ndryshimit të shumëpritur. Me Bekë Berishën, Istogu do të ketë më shumë mundësi zhvillimi, më shumë shpresë. Ju ftoj që këtë të diel ta votoni numrin 121. Me fat për Istogun!

Lexo edhe

Video

error: