Haradinaj: Mbështes kërkesën e presidentes Osmani për dëbimin e rusëve

Haradinaj: Mbështes kërkesën e presidentes Osmani për dëbimin e rusëve

Me kërkesë të Presidentes Osmani dhe vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dy zyrtarë rus janë shpallur non grata dhe pritet dëbimi i tyre nga Kosova.

Këtë veprim e ka mbështetur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Ai tha se ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet të luftohet me vendosmërinë më të madhe nga institucionet tona.


“Askush që ushtron aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, nuk është i dëshiruar në vendin tonë.

Në këtë frymë, mbështes kërkesën e Presidentes Osmani dhe vendimin e MPJD për shpalljen persona të padëshiruar dhe dëbimin e dy zyrtarëve rus nga Kosova.

Secili që tejkalon rregullat e qëndrimit në vendin tonë, duhet të trajtohet sipas ligjit. Ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet të luftohet me vendosmërinë më të madhe nga institucionet tona” ka shkruar Haradinaj.

Lexo edhe

Video

error: