Haradinaj: Mashtrimi po vazhdon, hiqet çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe

Haradinaj: Mashtrimi po vazhdon, hiqet çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj shfuqizimit të masës për bllokat e ndërtimit të importuar nga Serbia.


Haradinaj  thotë se qeveria po vazhdon mashtrimin. Ai thekson se qeveria po heq cdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe.

“Mashtrimi vazhdon! Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe. Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës. Mjaft mashtrimit!”, thuhet në reagimin e Haradinaj.

Lexo edhe

Video

error: