Haradinaj: Majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin e VV drejt luftës së klasave

Haradinaj: Majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin e VV drejt luftës së klasave

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka vazhduar me kritika të ashpra edhe në fillim të këtij viti që sa po hymë kundër Qeverisë Kurti.

Ai në një postim në Facebook ka renditur dështimet e kësaj qeverie duke thënë se majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin dhe Vetëvendosjen drejt luftës së klasave dhe në luftë kundër aleatëve, duke ia vështirësuar Kosovës mundësinë e ecjes përpara.

Postimi i plotë:

Kjo është qeveria Kurti

– Mbushja shpejt e arkës dhe shterimi i burimeve

– Frikësimi i kapitalit vendor, nxjerrja jashtë e tij dhe si rezultat ulja e investimeve.

– Armiqësimi me sektorin privat dhe si rrjedhojë thellimi i mosbesimit të tyre dhe mospërkrahja nga ana e tyre e qëllimeve ekonomike

– Lufta kundër UÇK-së, e zhvilluar si luftë ndaj pushtetit të keq të dy dekadave, e që si pasojë ka zbehjen e patriotizmit dhe të ndjenjave atdhetare për shtet.


– Në politikë të jashtme, i frikësuar nga dialogu dhe i frikësuar nga Amerika.

– Në siguri dhe rend publik, improvizime dhe lëvizje eksperimentale, kryesisht populiste, përfshirë edhe luftën kundër krimit.

– Politizim i iniciativave ligjore me agjendë partiake.

– Mos implementim i pavarësisë energjetike dhe faturimi i energjisë në Veri, si rezultat pagesa e dhjetëra milionave për rrymën e shpenzuar në Veri.

– Refuzim dhe dëmtim i mundësive investive në energji, i projekteve si Kosova e Re, Contour Global 500 MW dhe Gazsjellësi Amerikan me 200 milionë dollarë falas.

– Zhytja në korrupsion përmes tenderomanisë, pra tenderë njëburimor, dhënia e punëve punëdhënësve të mëhershëm, i pasuar me familjarizëm, pra punësime të familjarëve në poste kyçe, e pastaj politizim i bordeve të kompanive. E gjitha kjo në funksion të një lidhjeje të shkurtër për korrupsion dhe veprime joligjore, e që janë alarm për Kosovën.

– Sulmet e ulëta nga militantët imagjinarë në internet, të paguar me parat e buxhetit të popullit, e tregojnë fytyrën e kësaj Qeverie. Të gjitha këto sulme vijnë si rrjedhojë e mungesës së vizionit dhe të pafuqisë me veprim qeverisës.

– Mos buxhetimi dhe mosmiratimi i ligjit të pagave dhe lufta kundër sindikatave, po ashtu është alarm në vete.

Pra mund të themi që majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin dhe Vetëvendosjen drejt luftës së klasave dhe në luftë kundër aleatëve, që nënkupton po ia vështirëson Kosovës mundësinë e ecjes përpara!

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] punët e mira për GjakovënArbënesha Kuqi e PDK-së zgjidhet kryesuese e Asamblesë së GjakovësHaradinaj: Majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin e VV drejt luftës së klasaveHaradinaj: SHBA-të janë aleati ynë kryesor […]

Komentet janë të mbyllura.