Haradinaj-Kusari-Lilës për Kurtin : Mimozë edhe ti ki me ia kthye shpinën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj derisa ka replikuar karshi kryeministrit, Albin Kurti iu është drejtuar deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke i thënë se edhe ajo do ia kthej shpinën Kurtit si të tjerëve.

Haradinaj kështu i tha Kusari-Lilës pas reagimit të saj derisa po fliste ai në foltore.

Ai madje tha se shpinën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit do ia kthejnë edhe shumë të tjerë që po e mbrojnë.

“Mimozë edhe ti ki me ia kthye shpinën këtij hiq mos ke dert edhe shumë të tjerë si ua ke kthyer tjerëve rend keni me ia kthye shpinën, krejt keni me ia kthye shpinën, edhe këta që e mbrojnë se nuk është hera e parë“ theksoi Haradinaj.

E lidhur me ndërhyrjen e ministrit të Financave, Hekuran Murati karshi tij, deputeti i AAK-së, tha se të bëjnë ndërhyrje por jo prapa shpine.


“Ndërhyrja bëni po mos ndërhyni pas shpine , hajdeni në foltore dhe ne jemi përballë edhe ne iu ndërhyjmë përballë kjo mas shpine e ka një domethënie të keqe”,

Kundër replikë karshi fjalimit të kryeministrit Kurti, pati edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi i cili tha se mirë që doli në foltore, sepse nganjëherë po fshihet pas argatëve të tij.

“Mirë që dole kryeministër se nganjëherë po fshihesh pas këtyre argatëve tuaj. Mësoi nga pak se nuk kanë nevojë me tu dëshmu këta sepse është duke i parë populli, dëshminë e tyre nuk kanë nevojë me të tregu se sa lojal janë  sepse vetëm garën që e bëjnë këta me punu në këtë vend është se cili po të hynë në qejf ty ma shumë, në vend se me bë garë  cili po bënë diçka me hedh dritë në këtë vend, këta garën e kanë kush po e lavdëron Albinin më shumë“, tha ai.

Krasniqi iu drejtua Kurtit duke i thënëqë të zgjohet dhe të punoj sepse shkoj dita e asgjë nuk kanë bërë.

“Po flet për platformë elektorale për punë dhe drejtësi. Është shumë fluide, ti e ke pas edhe një program të qeverisë,  çka ka fillu me u bë prej këtij programi të qeverisë se thojshe të erdhi dita, po dita shkoj, mbrëmja është duke ardhur dhe ju ende se keni filluar punën,   jo dita shkoj jo gjysma e ditës ka kaluar nëse ke menduar që ka nis dita në 7 apo 8 dije që ora 4 pas dite është dhe ju ende sen nuk keni bërë“, theksoi ai. /B.Ibishi/

Lexo edhe

Video