Haradinaj, Kurtit: Shkarko ministren Nagavci, ndale grevën ose jep dorëheqje

Haradinaj, Kurtit: Shkarko ministren Nagavci, ndale grevën ose jep dorëheqje

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të zgjidhë çështjen e grevës në arsim ose të jep dorëheqje, pasi që debati i hapur me sindikatat është tallje me popullin dhe shprehje e paaftësisë së tij.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka përkujtuar se nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura një muaj.


“Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë! Sindikatat mund të jenë aty për t’ia nxirë jetën atij e çdo kryeministri tjetër dhe mund të jenë kundër tij e me dreqin e me të birin, por ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri e askush tjetër!”

“Kush je ti që i ke dhënë të drejtë vetes që t’i lësh në rrugë 300 e sa mijë fëmijë!? A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneçësinë tënde! Shkarkoje që sonte ministren e Arsimit dhe merr vendim për hapjen e shkollave. Mos shko më larg sepse edhe ashtu ke kapërcyer çdo kufi! Boll ma!”, përfundon reagimi i Haradinajt.

Lexo edhe

Video