Haradinaj-Kurtit: A keni takuar dikë nga Gazpromi rus që e refuzuat projektin e gazsjellësit amerikan?

Haradinaj-Kurtit: A keni takuar dikë nga Gazpromi rus që e refuzuat projektin e gazsjellësit amerikan?

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur të mos e çojë përpara projektin e gazsjellësit amerikan.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


“Po iu pyes kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?”, ka shkruar Haradinaj.  

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli sot bëri të ditur se Kosova s’do të vazhdojë përpara me projektin për gazsjellësin, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, pasi “nevojiten më shumë informata për të qenë e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik”.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: