Haradinaj: Kurti njeri i paskrupullt, po tallet me të gjithë ne

Haradinaj: Kurti njeri i paskrupullt, po tallet me të gjithë ne

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka pritur në takim sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se situata aktuale në sektorin e arsimit është e keqe për shkak të paaftësisë dhe pafytyrësisë së kryeministrit Kurti për të siguruar tekstet shkollore për nxënësit.

Madje, ish-kryeministri Haradinaj e quajti Kurtin edhe ‘njeri të paskrupullt’.


“Ata njerëz të paskrupullt pa asnjë keqardhje dalin dhe tallin të gjithë dhe ata që i kritikojnë”, tha ai.

Ndërsa,Jasharaj tha se procesi mësimor do të fillojë më 1 shtator, por shtoi se shumë nxënës dhe mësimdhënës nuk do të kenë tekstet shkollore.  

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Si Jasharaj ashtu edhe Haradinaj ngritën shqetësime edhe siç thanë për  gjendjen e vështirë financiare të mësimdhënësve, prandaj kërkuan edhe rritjen e koeficientit të pagës së tyre./KosovaPress/

Lexo edhe

Video