Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Lidhja e Pejës e udhëhequr nga Haxhi Zeka në vitin 1899, ishte dëshmi se shqiptarët janë të aftë të ndërtojnë unitetin kombëtar.
Kështu ka shkruar Haradinaj në Facebook, në përvjetorin e kësaj besëlidhje.
Haradinaj ka kujtuar edhe heroin kombëtar, Isa Boletini, në përvjetorin e rënies.
"Në këtë ditë, kujtojmë edhe heroin kombëtar Isa Boletini, një udhëheqës dhe mbrojtës i pavarësisë së vendit. Fjala e tij, "Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia," shpreh besnikërinë dhe dashurinë ndaj Atdheut. Isa Boletini, si komandant i çetave, jo vetëm që ka qenë një lider popullor, por gjithashtu një burim frymëzimi për ata që vlerësojnë lirinë dhe Atdheun", është shprehur Haradinaj.