Haradinaj: Kryeministri ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes

Haradinaj: Kryeministri ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes

“I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e  vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë”, kështu ka shkruar kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.


Ai mes tjerash ka thënë se është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve!

“I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e  vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë. I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërras Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situatës së krijuar. Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar. I ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd. Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lexo edhe

Video